Reshjet e dendura të shiut vijojnë të sjellin përmirësimin e situatës hidrike në ujëmbledhësin e Drinit.

Prurjet vijojnë të jenë mbi mesataren vjetore, nga 350 m3 mesatarja në mbi 850 m3 aktualisht.

Ndërkohë nga pamjet që ofrohen niveli i ujit vijonë të rritet me mbi 2 metra në ditë.

Turbinat në Hecin e Fierzës vazhdojnë të mos prodhojnë energji ne arsyetimin e ruajtjes së rezervave hidrike.

Tashmë edhe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit nuk shikohen më, ujërat kanë nisur të pushtojnë të gjithë sipërfaqen e rrafshtë të basenit.

Parashikimet flasin për prezencë të reshjeve të shiut edhe në ditët në vijim, por me intensitet më të ulët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re