Moti i keq dhe reshjet e shiut me intensitet të lartë të rëna ditët e funidt nuk kanë shkaktuar asnjë problem në qarkun e Shkodrës.

 

Prefekti i qarkut të Shkodrës, Çesk Millja, në një dalje për mediat këtë të enjtje ka konfirmau rse deri më tani në Shkodër nuk është raportuar asnjë problem në lidhje me motin e keq.

 

“Situata është normale ne kemi marrë të gjitha masat dhe po bashkërendojmë me të gjitha strukturat respektive për të menaxhuar situatën. Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka komunikuar se reshje do të ketë, por janë reshje të stinës. Reshjet kanë qenë normale dhe nuk ka sjellë asnjë problem në qarkun e Shkodrës. Pas kësaj thatësire te gjatë shpresojmë dhe është në interes të gjithë qytetarët që pjesa e reshjeve të jetë në këtë standard”.

 

Gjithashtu prefekti i qarkut të Shkodrës ka kërkuar nga të gjitha strukturat e pushtetit vendor dhe kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe të kanaleve të kullimit të I dhe të II.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re