Reshjet e shiut të ditëve më parë kanë krijuar probleme në qarkun e Lezhës.

 

Sipas raportimeve zyrtare, në mëngjesin e kësaj të marte  ndodhen 220 hektarë tokë të përmbytura në gjithë qarkun.

 

Ndërsa lumi drin paraqitet në kuota normale.

 

“Lumi Drin eshte ne kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m  në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha te permbytura.

 

Total Qarku ka 220 ha tokë të përmbytura.

 

Kuota lumenjeve Gjader e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë  dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re