Intensiteti i reshjeve të dëborës në qarkun Korçë është shumë i lartë.
Në fshatin Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15cm po kaq trashësia e dëborës ka shkuar edhe në fshatin turistik të Voskopojës.
Në akset nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë trashësia e dëborës shkon nga 5 deri në 10 cm.
LEXO EDHE: VIDEO/ Pamje magjike nga Korça, qyteti mbulohet nga dëbora
Grupet e punës ndodhen në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve për një qarkullim sa më të sigurt por megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin goma dimërore në rrugët me prezencë dëbore.
