Për shkak të reshjeve intensive të dëborës,  që kanë nisur që prej orëve të para të ditës së sotme (21 prill), ka nisur problemi në qarkullimin e makinave në Rrugën e Arbrit.

Mësohet qarkullimi i automjeteve është vështirësuar më së shumti në nga Bulqiza në drejtim të urës së Vashës.

Intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 5 centimetra, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë gjendur të papërgatitur.

Momentalisht në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese ndërsa autoritetet vendore ju bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Policia Rrugore e Dibrës ka dalë në pikat kyçe ku mund të ketë probleme, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re