Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat për situatën e reshjeve që përshinë vendin këto dy ditë, I cilësoi ato si të pazakonta.

 

Xhaçka tha se për disa orë reshjet e shiut kapën nivelin sa për një muaj.

 

Ministrja sqaroi se situate është stabilizuar, me përjashtim të disa zonave, të cilat vijojnë të asistohen nga autoritetet.

 

“Reshje me intensitet të pazakontë, për disa orë ka rënë shi sa për 1 muaj. Situata e stabilizuar, me përjashtim të disa zonave, të cilat po asistohen nga autoritetet. Kemi pasur mundësinë të testojmë sërish mekanizmin e ri të Mbrojtjes Civile. Mekanizmi ri të Mbrojtjes Civile e ka çuar koordinimin mes institucioneve në një nivel të ri. Koordinimi ka funksionuar duke qenë shumë më tepër efikasë sesa në të shkuarën. Akset rrugore dhe sistemet kryesore të furnizimit me energji dhe ujë, funksionale”

 

Ministrja sqaroi më tej se në Qarkun e Tiranës në 105 banesa ka prezencë uji ndërsa vështirësi ka po ashtu edhe në zonën e Kamzës. Deri më tani sipas ministres janë angazhuar 400 efektivë të FA, me qëllim monitorimin e situatës.

 

“Në qarkun e Tiranës, në 105 banesa ka prezencë uji, vështirësi Kamëz. FA janë angazhuar që në orët të para, 400 efektivë e mjete janë në gjendje gatishmërie. Ekipet në terren nuk kanë nevojë për kapacitete e mbështetje shtesë. Në Fushë Krujë në 10 familje në fshatin Larush dhe 8 familje në Bubq ka prani uji. Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore. Në Kurbin, rritja e nivelit në kolektorin Laç-Milot, përmbyti disa banesa. Solidarë me familjet në vështirësi deri në zgjidhjen e problemeve të tyre”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re