Rreshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave njëherazi edhe të bordurës anësore  në rrugën e lagjes ‘Kodra e Shtufit’ Gjirokastër.

 

 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë te cilët kanë bllokuar rrugën dhe kanë kërkuar largimin e automjeteve të parkuara në të.

 

 

Sipas emergjencave civile bëhet me dije se rreziku është i panjohur për sa i përket pallatit të ndodhur pranë kësaj rruge për këtë arsye ditën e nesërme pritet të bëhen matjet dhe studimi gjeologjik. Ata kanë kërkuar mos përhapjen e panikut pasi situata po mbahet në kontroll.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re