Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për ekipet që punuan për menaxhimin e situatës pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëzuan pemët.

Kreu i qeverisë shprehet se ekipet vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Rama u bëri apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave 🙌

Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin🙏”, shkroi kryeministri Rama në një postim në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re