VLORE – Reshjet me intensitet të dendur gjatë orëve të fundit, ka shtuar rrezik e daljes nga shtrati edhe të Lumit Vjosë, si pasojë e rritjes së niveli të ujit. Aktualisht niveli i ujit shkon në 5.50 metra

Gjatë natës niveli arriti në 6.50 metra duke sjellë daljen nga shtrati tek Pazari i Vjetër poshtë urës së Mifolit, por gjatë orëve të para të mëngjesit lumi Vjosë, është në shtratin e tij. Problem mbetet era e fortë ndërsa do të shihet në vijimësi nga rreshjet apo prurjet.

Kreu i njësisë administrative Novoselë, Kanan Shakaj ka theksuar se edhe në zonën e Memaliajt dhe Gjirokastrës ka rënie të nivelit. Ndërkohë referuar problematikës për rrezik përmbytjesh nëse niveli arrin në 7 mertra në jug ateherë ka rrezikshmëri. Po monitorihet situata referuar edhe kushteve të motit në vijim dhe rreshjeve të pritshme apo prurjeve të lumit. Si edhe erës së fortë që pengon derdhjen e lumit në det dhe mund të çojë në rritje të nivelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re