Deputetja demokrate, Ina Zhupa, e ftuar në studion e Panorama TV, ka folur në lidhje me miratimin në Kuvend të Ligji për Zonat e Mbrojtura, duke thënë se deputetët e PS kanë ngritur dorën që të mos ketë më asnjë habitat të mbrojtur.

Në lidhje me ndërtimin në Parkun e Divjakës, Zhupa tha se fakti është evident dhe se ka një projekt 200 faqësh. Sipas saj, askush nuk do të hidhte para për një projekt për ndërtim në zona të mbrojtura, nëse nuk do të kishte garanci se ligji do të ndryshonte.

“Gënjeshtra më e madhe që tha sot Kumbaro, tha jo nuk do jepen leje ndërtimi direkt, por do të kalojnë disa filtra. Dhe në mes të Tiranës do të ndërtosh, duhet të kalosh disa filtra..

Sot me këtë ligj deputetët kanë ngritur dorën që të mos ketë asnjë habitat të mbrojtur dhe do të jetë relative nëse nuk e kërkon një oligark. Nëse e kërkon, do të ketë ndërtim.

Këta socialistë, që po t’ua hapësh profilet hedhin video propagadistike mos hidh qese në rrugë, ndërkohë që miratojnë një ligj që nuk ka shkatërrim më të madh.

Kumbaro shquhet për mashtrime publike, E mbani mend që tha nuk do të jepen me koncesion pasuritë kulturore dhe u dha Butrinti, Ishte ajo e qofteve të Butrintit, është ajo e pikës së vogël. Është një etalon i njeriut të të pavërtetave.

Fakti që ka projekt është evident, është një projekt me 200 faqe i cili e ka parashikim e  etgë brenda zonave të mbrojtura. Ai që ka hedh paratë për ta hedhur këtë projekt, pa patur siguri se do të ndryshojë ligji. Sot ne kemi provën, një ligj të miratuar që i hap rrugën ndërtimit në zona të mbrojtura.

Është argument qesharak që banorët në zona të mbrojtura të përfitojnë nga resorte luksi që nuk kanë lidhje fare me ta, as nga puna as nga frekuentimi, përkundrazi do t’i rrëzojë bizneset e vogla të zonës. Nuk shkohet me këtë logjikë. Të ndërtojmë në zona të mbrojtura për të zhvilluar turizmin, ato e shkatërrojnë. Mund t’i kombinosh pa cenuar zonat e mbrojtura, të cilat nuk janë vetëm për të kënaqur syrin, por jetike. Nuk bëhet jetë cilësore në beton. Kjo është thjesht një shashkë që përpiqen ta justifikojnë me turizmin”, tha Zhupa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re