Borgo Egnazia ultra luksoze, ky kompleks mahnitës prej 150 milionë dollarësh, është mjedisi ideal për takimet dhe konferencat e samitit të G7.

Resorti i preferuar i dhjetëra të famshëmve dhe miliarderëve ndodhet në bregdetin e Adriatikut në komunitetin Fazano, mes qyteteve Brindisi dhe Bari.

Ky kompleks hotelesh me pesë yje preferohet nga Beckhams për pushimet e tyre, Madonna viziton miqtë për të festuar ditëlindjen e saj dhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel e zgjodhën atë për t’u martuar në vitin 2012 para 80 të ftuarve.

Kompleksi legjendar u ndërtua vetëm në vitin 2010 dhe përfshin tre opsione të dallueshme akomodimi: La Corte, ideal për çifte; Le Borgo, një fshat i stilit mesjetar i përbërë nga vila, i cili është ideal për familjet, dhe Le Case, koleksioni i vilave private me pishina, të cilat janë preferenca unike e atyre që kërkojnë diskrecion maksimal. E për ata që u “stresuan” duke lexuar fjalën “familje”, vlen të theksohet se i gjithë resorti ka arritur ekuilibrin perfekt mes luksit me pesë yje dhe logjikës familjare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re