Filmi “I love Tropoja” i komedianit Ermal Mamaqi ka ngjallur
pakënaqësi nga tropojanët, të cilët së fundmi kanë paralajmëruar se do të
protestojnë kundër këtij prodhimi.

Një ditë pas premierës së tij, e cila u shënua me dy incidente,
me fletushkat që u hodhën përpara Pallatit të Kongreseve dhe me ikjen e
dritave, tropojanët paralajmërojnë protesta. Ky njoftim është brë nga një faqe
me ermin “Tan tropoja” që në dialektin verioir do të thotë ‘E gjithë Tropoja’,
e cila shkruan se vendasit e këtij qyteti janë ndjerë të ofenduar nga ky film.

Bëhet fjalë për një pjesë të skenarit ku thuhet se tropojanët praktikojnë një traditë të pazakontë, të cilët për të nderuar e respektuar mikun që u ka ardhur në shtëpi, i dërgojnë vajzën e shtëpisë të flejë me të.

“Djem dhe vajza, burra dhe gra të Tropojës dhe gjithë
Shqipërisë të protestojnë me ashpersinë më të madhe kunder çfaqjes së filmit “I
LOVE TROPOJA” mbasi po mësojmë qe në skenarin e tijë ka një episod ku në
Tropojë per të nderuar mikun e kan vu me fjet me femren e shtepisë…një fyrje
per çdo Shqipëtarë dhe Shqipëtare….,”– shkruhet në status.

Një ditë më parë u shfaq premiera e këtij filmi. Një grup të rinjsh organizuan një protestë përpara pallatit të Kongreseve teksa hodhën disa fletushka kundër rolit që ka kryeministri Edi Rama në këtë vend. E ndërsa në fillim të filmit, Ermal Mamaqi u braktis edhe nga energjia elektrike, pasi ikën dritat.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re