Mbështetës të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është lënë në burg nën akuzë e blerjes së votës, janë mbledhur sot (1 shkurt) në shenjë proteste para Gjykatës Kushtetuese.

Më pankarta në duar, ku shkruhet “Mbroni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, qytetarët kërkojnë lirimin e Belerit për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës.

Kujtojmë se Fredi Beleri është arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, i akuzuar për blerje votash.

Edhe pse në qeli, ai arriti të fitojë zgjedhjet përballë rivalit të PS, Jorgo Goro.

Por pavarësisht kërkesave të tij në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, nuk është lejuar të betohet si kryebashkiak.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re