18 tetor – Ikonat dhe afresket ne vendin tonë tashmë po restaurohen nga specialistët për të qenë sa më të mirëmbajtura pasi ato tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë dhe tashmë po kthehen në atraksion të turizmit religjoz.

Në Kishën e Shën Triadhës, po vijon puna për restaurimin e Afreskut në kupolën e Kishës.

Specialistët e sektorit të artit në DRKK Berat  po vijojnë punë e përditëshme për të nxjerrë në pah thesaret që ka monumenti i kishës së Shën Triadhës me dëshirën e vizionin që shumë shpejt ta kthejnë të hapur ndaj vizitorëve.

Specialistët po punojnë për restaurimin e Afreskut në kupolën e Kishës së Shën Triadhës në të cilën shekujt nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë,gjurmë të cilët e sotmja do ti shërojë.

Me pasionin, punën e imtësishme dhe dashurinë e padiskutueshme për trashëgiminë specialistët e DRKK Berat do bëjnë të mundur restaurimin e këtij afresku për ta shndërruar si vend atraksioni në ”Rrugët e Besimit” për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kisha është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit./a.a/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re