Kjo është dhoma nga ku nis kirurgjia mbi dokumentet historike më vlerë, të cilat vijnë në gjendje të dëmtuar nga djegiet ose nga myku, prej kohës dhe faktorëve të jashtëm, por që gjithmonë “kthehen në jetë” pas një ndërhyrje të suksesshme.

 

Megjithatë të kesh në duar dokumente me vlerë të figurave të shquara shqiptare, apo si kjo dëshmi e periudhës Osmane ka gjithmonë vështirësi që ta kurosh pa i shtuar dëmtime të tjera. Pas një procesi të gjatë e kalimit të të gjitha etapave, nga dezinfektimi e deri në përfundim dukumentet rikthehen ne identitet.

 

VALENTINA BEGAJ

SPECIALISTE 

“Dokumenti vjen ne laborator dhe së pari dezinfektohet pasi dokumentet gjithmonë kanë dëmtues. Pas dezinfektimit fillon pastrimi në sipërfaqe, largohen të gjitha papastërtitë. I thajmë dokumëtat në raft tharës dhe vazhdojmë më fazat e tjera që janë përforcimi dhe plotësimi i pjesëve të mangëta.”

 

Saktësia dhe qetësia janë faktorët kyç që shoqërojnë specialistët e restaurimit, të Arkvit Qendror gjatë gjithë fazave të procesit. Por misioni i tyre kryesor mbetet ruajtja e strukturës dhe pandryshueshmëria e dokumenteve origjinale.

 

VALENTINA BEGAJ

SPECIALISTE

“Është parimi parë i restaurimit ruajtja e origjionalitetit që do të thotë asnjë shënim të bërë nga ana jonë në dokumet por dhe e kunderta heqja e qoftë dhe një shenje me laps. Ka dhe parime të tjera që të gjitha proceset dyjet të jenë të rikthyeshme. Në ras se një dokumet do duam ta kthejmë në fazën fillestare e kthejmë atë shumë kollaj.”

 

Por në Laboratorin Qendror i Restaurimit krahas dokumenteve shtetërore, çdokush mund të restaurojë edhe dokumente që janë në pronësi të privatëve, pavarësisht moshës dhe shkallës së dëmtimit të tij.

 

MIGRENA KOJKU

SPECIALISTE

“Bëhet një takim me qytetarin për të parë shkallën e dëmtimit të dokumentit si dhe për të nxjerrë një kosto që shpesh ëshët një kosto minimale. Duke e shqyrtuar librin ne shohim problematikat e tij, historikun e letrës për të ditur dhe çfarë trajtimesh do i bëjmë duke mos e dëmtuatr por duke e trajtuar sa më mirë dokumentin ose librin në fjalë.”

 

E saporestauruar është proza “Gjahu i malësorëve”, që mban autorësinë e gjuhëtarit dhe përkthyesit, Kostandin Kristoforidhi, ndërsa priten të tjera dokumente, artefakte, libra e dorëshkrime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re