Skip to content

Restaurohet filmi “Tana”/ Tinka Kurti rrëfen rolin në prodhimin e parë kinematografik

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Filmi i parë shqiptar “Tana” i realizuar dhe i shfaqur në vitin 1958, tashmë vjen për të gjithë publikun i restauruar. Produksion kinematografik u shfaq mbrëmjen e së enjtes në ambientet e arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

 

 

Regjisori Kristaq Dhamo sjell jetën e fshatit në Shqipërinë e atyre viteve të pasqyruar nën interpretimin e aktores së mirënjohur Tinka Kurti dhe skenarin  e Fatmir Gjatës dhe Nasho Jorgaqit.

 

TINKA KURTI

AKTORE

“Puna e filmit është e rastësishme, unë kisha ardhur në Shkodër në qytetin tim të bukur. Isha ulur në një tavolinë me miqtë e mi artistë, dhe shoh që aty kishin ardhur artistë. Dhe u çua regjisori mu afrua e më tha me ty do të xhiroj filmin e parë dhe e mbajti fjalën.”

 

“Tana” e identifikoi Tinkën që në moshë të re jo vetëm për talentin që do të mbahet mend gjatë, por edhe për përshtatjen e saj në petkun e personazhit.

 

 

TINKA KURTI

AKTORE

“Tanën e kam lujt pa dit me loz, kam qen një vajzë e re e shkathët e gjallë. Më çuan në një fushë të madhe me grurë dhe e korra të gjithë grurin. Me hipën në gomar dhe nga aty e bëra rolin.”

 

 

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptar ka nisur para pak vitesh, ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Vdekja e Kalit”, “Mimoza Llastica”, “Përrallë nga e Kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Skënderbeu” etj.

 

Këto filma po kalojnë në një proces të mirëfilltë dixhitalizimi si në video ashtu edhe në audio, për t’ju bashkuar fondit të kinematografisë shqiptare, që pritet të pasurohet dhe me filma të tjerë.

 

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë