Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët në lidhje me retorikën fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës.

celibashi

Ai nuk pranoi ta komentonte, duke thënë se nuk është përgjegjësi e KQZ sesi e ndërtojnë retorikën politike, por kishte një apel për liderët politike, duke i thënë që të përqendrohen tek programi.

“Na duhet ta pranojmë- tha Celibashi- që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë”

Pyetje: A ka një qëndrim KQZ për retorikën fyese që është përdorur nga Rama gjate fushatës. Ndërkohë në rrugët e Tiranës ka ende postera, çfarë do të bëhet me këto materiale?

Celibashi: Çështja e përmbajtjes së materialeve propagandistike nuk është  aq e lidhur me fushën e përgjegjësisë në kompetencën e KQZ. Ajo çfarë është në domenin tonë të kompetencës është vendosja dhe vendndodhja e këtyre posterave.

Tani sesi e ndërtojnë retorikën liderët politike, është një çështje e tyre dhe shkon në vlerësimin tim tej përgjegjësisë së KQZ. E vetmja gjë që mund të themi është që të bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politike në pasqyrimin e programit të tyre. Por na duhet ta pranojmë që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re