Skip to content

Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës, ja çfarë kërkon presidenti rus

640 0 putin 1 1733217350

Reuters zbulon kushtet e presidentit rus, Valdimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve, Putin kërkon neutralitetin e Ukrainës, mosanëtarësimin në NATO dhe heqjen graduale të një pjesë të konsiderueshme të sanksioneve.

Ai kërkon kështu që të përjashtohet mundësia që republikat e tjera ish-sovjetike, si Gjeorgjia dhe Moldavia të mos bëhen anëtare të Aleancës Ushtarake.

Ndër të tjera, presidenti rus kërkon garanci institucionale për mbrojtjen e folësve rusë në Ukrainë.