Skip to content

Revista “Engineering News-Record” i kushton 10 faqe urës “Çanakala 1915”

Më e gjata e varur në botë kur të përfundojë, Ura dhe Autostrada “Çanakala 1915” u prezantuan me një artikull prej 10 faqesh në numrin e ri (27 shtator-4 tetor 2021) të “Engineering News-Record”, botimi kryesor i industrisë së ndërtimit.

Për të përgatitur artikullin gjithëpërfshirës rreth urës në fjalë, kryeredaktorja Aileen Cho e revistës “Engineering News-Record”, e cila njihet për listën e përvitshme të kontraktuesve më të mëdhenj ndërkombëtarë në botë, ku në radhët e para përfshihen edhe kompanitë turke, shkoi nga Los-Anxhelosi në Çanakala për të marrë informacione nga autoritetet dhe për të parë nga afër punimet në kantierin e ndërtimit të këtij megaprojekti.