Tërmeti i Aquilës në vititn 2009 konsiston në një valë eventesh sizmike që nisën në Dhjetor të 2008 dhe zgjatën deri në Dhjetor të 2012. Goditja më e rëndë u verifikuar në 6 Prill të 2009 me një tërmet me magnitudë 5.9 ballë, që shkaktoi rrafshimin e qytezës, vdekjen e 309 personave, plagosjen e 1600 të tjerëve dhe 10 miliard Euro dëme.
Duket se në origjinë të tërmeteve të shumta në Italinë qëndrore qëndron një lumë llave që lundron poshtë apenineve jugorë. Sipas specialistëve që kanë publikuar studimin e tyre edhe në revistën ‘Science Advanced’, poshtë Apenineve eksizton një burim i vërtetë magme, e cila gjeneron tërmete më magnitude kryesisht të lartë.
Sipas inxhinierit që koordinoi studimet në pjesën më të thellë nën koren e tokës, verifikohen procese shkrirëse që prodhojnë magmën. Kjo fillon të ngjitet drejt sipërfaqes, duke u ndalur në një thellësi prej 15 deri 25 km. Ky burim magme, provokon çlirim të dioksidit të karbonit nga thellësitë duke shkaktuar më pas tërmete me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës Rihter./GD/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re