Skip to content

Revolta e 52 kundër Ramës! Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës/ Protestuesi akuzon qeverinë: Mosreagimi është tradhti

ministrja serbeeeeeee

Një protestues në ditën e 52-të të tubimit kundër qeverisë ka bërë një deklaratë denoncuese lidhur me mosreagimin e institucioneve shqiptare për deklaratën gjenocidale të ministres serbe.

Në deklaratën e tij, protestuesi kritikoi qeverinë dhe Kuvendin shqiptar për mungesën e një reagimi zyrtar, duke kërkuar miratimin e një rezolute në mbështetje të Kosovës.

“Shqipëria heshti. Heshtja është një fyerje e dyfishtë. Parlamenti shqiptar nuk bëri asnjë rezolutë, qeveria shqiptare nuk bëri asnjë protestë zyrtare dhe asnjë deklaratë të përbashkët. Vetëm heshtje”, u shpreh ai.

Sipas protestuesit, ky qëndrim nuk përbën maturi diplomatike, por mungesë reagimi ndaj një çështjeje me rëndësi kombëtare.

“Kur një ministër serbe thotë se do të pastrojë Kosovën, ajo nuk fyen vetëm një qeveri, por çdo shqiptar kudo ku jeton. Ajo fyen edhe kujtimin e të rënëve”, deklaroi ai.

Protestuesi iu drejtua deputetëve shqiptarë duke kërkuar një qëndrim institucional për Kosovën.

“Ne nuk kërkojmë luftë, nuk kërkojmë hakmarrje. Kërkojmë një rezolutë, një fjalë zyrtare. Rezoluta nuk është luks, është detyrë. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni as këtë, pranoni se nuk jeni në gjendje të mbani detyrën tuaj”, tha ai.

Deklarata e denoncimit e protestuesit: “Deklaratë mbi heshtjen kriminale të qeverisë për deklaratën gjenocidale të ministres serbe. Shqipëria heshti, heshtja është një fyerje e dyfishtë, Parlamenti shqiptar nuk bëri asnjë rezolutë. Qeveria shqiptarë nuk bëri asnjë protestë zyrtare, asnjë deklaratë të përbashkët, vetëm heshtje. Një heshtje që nuk është diplomatike. Një heshtje që nuk është maturi. Një heshtje që është tradhti. Kur një ministër serbe thotë se do të pastrojë Kosovën, ajo nuk fyen një qeveri, por çdo shqiptar kudo ku jeton. Ajo po fyen kockat e të rënëve që nuk u varrosën kurrë.  Ju që uleni në karrigen e Parlamentit, ju që betoheni në Kushtetutë heshtni. Kosova është shteti i pavarur, me histori mijëra vjeçare. Ne nuk kërkojmë luftë, nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë një rezolutë, një fjalë zyrtare, rezoluta nuk është luks, ajo është një detyrë. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni as këtë, pranoni se nuk jeni në gjendje të mbani detyrën tuaj. Nëse nuk reagoni jeni bashkëfajtorë të heshtjes para gjenocidit dhe kjo është forma e dytë e dhunës. Ne nuk do ta harrojmë heshtjen tuaj. Nuk do kujtohet vetëm ministrja serbe, por do kujtojë edhe deputetë shqiptarë që ulën kokën dhe qeverinë shqiptare që nuk gjeti asnjë fjalë. Heshtja e mbrojtësve është arma e dytë e armikut”, tha ai.