Zëvendës-kryeministri Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale ankohet për tarifat e larta të ndërtimeve në fshat duke thënë se një leje ndërtimi aty shkon miliona lekë.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Braçe thotë se shteti ka 30 vite qe ka hequr dorë nga strehimi ne fshat, teksa bujqve i duhet të ndërtojnë e strehohen vetë, shpesh edhe pa leje për shkak të tarifave të larta.

Krahas skemës së shpenzimeve, Braçe tregon se në total nevojiten 784 mijë lekë për të nxjerrë lejen e ndërtimit për një banesë 1 katëshe, me sipërfaqe 150 m katrorë.

Ndërkohë, ky postim ka marrë edhe një sërë komentesh ironizuese për numrin dy të qeverisë ku një prej tyre shkruan “Ishalla po vje ne pushtet ti e i heq keta burokraci”

Shkrimi i plotë i Braçes:

Shtepia ne fshat si “ndertim pa leje”!
E kushtueshme prej burokracise; nje dhome me pak!

E pasigurt prej burokracise!

Po flas per shtepi ne fshat, tamam ne fshat; asfare ne fshatra ne vijen bregdetare, thjesht ne fshat dhe per strehim!

Shteti ka 30 vite qe ka hequr dore nga strehimi ne fshat;

As nderton e as strehon me qira sepse apartamente nuk ka.

Bujqit strehoen vete, ndertojne shtepi, thuajse pa leje;

Tradite kjo!

Bashkite e reja tani kane plane rregulluese zhvillimi, duke synuar te vene ne kontroll ndertimin ne territor.

Ja kane dale?

JO!

Dy arsye:

Letrat pa fund si produkt i procedurave dhe kohe e marre per muaj te tere;

Kostot e larta si pagese per procedurat deri ne leje.

Shihini kostot;

Per nje shtepi 150 metra katrore, kostot arrijne ne 784 mije leke!

Eshte kostoja e 26 metrave katrore, pra kostoja e nje dhome!

Domethene, Tarifat per procedurat deri ne leje, i kushtojne bujkut 26 metra katrore, I marrin nje dhome!

Eshte e qarte, vec tradites se kultivuar, kostot i shtyjne bujqit tek ndertimi pa leje!

Ndertimi pa leje pergjithesisht eshte edhe i pasigurt; Nje vit e gjysem me pare e pashe me syte e mi ne Bubq.

Kjo nuk zgjidhet me police gjithfaresh!

Deri tani pervoja me ka treguar se me police jane shtuar edhe me kostot, tamam ne fshat!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re