Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar 40 vjetorin e Qafë Barit, teksa u shpreh se dy martirët, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja u bënë mishërim i sakrificës për liri.

Basha shprehet se sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive.

Ndërsa theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të përmbushur aspiratat e çdo shqiptari për një Shqipëri më të mirë.

 

“Në këtë përvjetor përkulemi me nderim dhe mirënjohje para heroizmit të dy martirëve të revoltës së Qafë Barit, Sokol Sokolit dhe Tomë Ndojës, të cilët u bënë mishërim i sakrificës për liri, dhe të shokëve dhe bashkëvuajtësve të tyre, protagonistë në këtë ngjarje të madhe.

Edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të përmbushur aspiratat e çdo shqiptari për një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më të begatë.

Lavdi përjetë heronjve të revoltës së Qafë Barit!”, shkruan Basha,

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re