Ndërsa kanë marshuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës, protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Arresto Belindën”.

Ish-zv-kryeministrja Belinda Balluku akuzohet për korrupsion. Ndërkohë protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më thirrjet e tyre “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me Ne”, “Çohuni nga kafja”, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në kryeqytet.

Protestuesit që në nisje të tubimit, kanë vijuar me thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”. Qytetarët, kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, për keqqeverisje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re