Në ditën e 65-të të protestës para Kryeministrisë, nga podiumi i tubimit foli edhe një i ri shqiptar që jeton dhe punon në Angli, i cili tha se kishte ardhur për të marrë pjesë në protestë.
Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, ndërsa ngriti akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar emigracioni shqiptar.
“Edi Rama jep dorëheqjen se të ka ardhur fundi. Ti dhe Sali Berisha ke masakruar emigrantët që janë larguar, që punojnë andej si qeni. Dhe kur të shkosh në Itali apo Gjermani mos jep premtime boshe dhe mos bëj më mashtrime siç bën”, u shpreh emigranti nga podiumi i protestës.
Ai tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të identifikohen me krimin apo aktivitetet e paligjshme, duke deklaruar se përgjegjësia duhet kërkuar te individët dhe jo te qytetarët në tërësi.
“Të gjithë janë shqiptarë, jo parti politike. Shqiptarët nuk janë terroristë dhe as kriminelë. Të korruptuar janë qeveritarët”, përfundoi ai.
