Skip to content

Revolta kundër qeverisë! “Rama është diktatori i dytë pas Enver Hoxhës”/ Protestuesi: Klasa politike 35-vjeçare duhet të kalojë në ‘sitën’ e krimit ekonomik

protestuesiiiiiiiiii 1

Një tjetër protestues në ditën e 52-të të tubimit kundër qeverisë Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politike, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të pasurive dhe pronave në vend.

Protestuesi deklaroi se, sipas tij, në vendet europiane pasuritë përdoren për zhvillimin e qytetarëve, ndërsa në Shqipëri ato po keqpërdoren.

“Gjithë Europa ia jep pasurinë popullit që të zhvillohet. Kryeministër, më kujton komunizmin. Je diktatori i dytë pas Enver Hoxhës”, u shpreh ai.

Më tej, qytetari akuzoi qeverinë se po dëmton interesat e banorëve të zonave rurale dhe bëri thirrje për një hetim më të gjerë ndaj klasës politike.

“I vjedh pasuritë çdo ditë fshatarëve. Klasa politike 35-vjeçare duhet të futet në sitën e krimit ekonomik. Kjo klasë politike nuk na jep të drejtë”, deklaroi protestuesi.