Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka shprehur edhe një herë mbështetjen e saj për protestën masive që po vijon në Tiranë.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Ypi ndau një foto nga grumbullimi i qytetarëve në kryeqytet, ku mijëra protestues shihen të mbledhur përballë Kryeministrisë. Krahas imazhit, ajo zgjodhi të përcjellë një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Shumë krenare”.
Postimi i saj u shoqërua me këngën “Dua më shumë Shqipërinë”, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe duke u komentuar gjerësisht në rrjet.
Reagimi i autores vjen ndërsa protestat kundër qeverisë së Edi Rama vazhdojnë prej më shumë se një jave, me pjesëmarrje të konsiderueshme qytetare dhe aktivitete të përditshme në rrugët e Tiranës.
Aaf7c99a 4d3d 44b3 9407 576d9da5ee1e
