Skip to content

Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët!

ngjela rama

Avokati Spartak Ngjela ka dalë publikisht kundër kryeministrit Edi Rama, teksa vendi po përballet me protesta masive ku kërkohet dorëheqja e këtij të fundit. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Ngjela thekson se Rama e di veten mbret, ndërsa shtoi se rinia shqiptare nuk po e pranon kryeministrin.

Sipas Ngjelës, Rama nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët pasi është piktor dhe historinë dhe pushtetin politik i sheh si një pikturë abstrakte.

REAGIMI I NGJELËS
Rama e di veten mbret.
Nuk ka faj, sepse nuk ecën me mendim politiko-filozofik, por me pasionin e pushtetit.
Por ja që Ramën nuk po e pranon rinia studentore, e cila është e ardhmja e Shqipërisë.
Po Edi Rama, a ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Jo, nuk ka asnjë lidhje.
Ai është piktor, dhe historinë dhe pushtetin politik i sheh si një pikturë abstrakte.
Por, çfarë do të bëjë si kryeministër?
Asgjë.
Shqipëria po ecën vetë.
Kryeministrat kanë korrupsionin dhe gëzimin ̂ e pushtetit, domethënë kënaqësinë e urdhërit dhe nënshtrimin e të tjerëve.
Por, çfarë do të bëjë Rama?
Asgjë.
Sepse tani dihet që asgjëja ka një shekull që po e drejton Shqipërinë; prandaj ne shqiptarët gjithmonë kemi ecur:
Nga asgjëja në asgjë – nëpërmjet korrupsionit; ose nga asgjëja në diçka – me anë të komunizmit.
Sepse ne po jetojmë me ato që ndërtoi komunizmi, por që ́në vitet 1992 – 1996 shumicën e tyre e shkatërroi Partia Demokratike (Saliu) – domethënë Beogradi.
Po tani?
Tani po pritet: A do ta lejojë Ramën Franca që ky ta zhvillojë Shqipërinë?!!
Po shqiptarët, ende do vijojnë t’i durojnë këta antishqiptarë në drejtimin e Shqipërisë?