Skip to content

Revoltë në rrugët e Tiranës, qytetarët “pushtojnë” Unazën e Tiranës, protesta vijon pa asnjë shenjë ndalimi

77777777777

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në një perimetër mjaft të gjerë.

Pasi kaluan Parlamentin dhe bllokuan kryqëzimin e “Brrylit”, ku treguan edhe një gjest të lartë qytetarie duke i hapur rrugën ambulancës, masa kilometrike e protestuesve është zhvendosur masivisht drejt Unazës së Tiranës, pranë QSUT.

Fluksi i njerëzve që po marshojnë duket i pafundëm dhe tubimi po vijon pa asnjë shenjë ndalimi në rrugët e kryeqytetit.

Pamjet me dron të raportuara gjatë mbrëmjes konfirmojnë se bëhet fjalë për një nga marshimet më masive e historike, ku masa e qytetarëve, të rinjve dhe përfaqësuesve të diasporës që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë shtrihet në disa kilometra.