Blendi Fevziu thotë se brenda Partisë Demokratike mungon fryma opozitare.

Sipas tij, gjërat nuk po funksionojnë siç duhet brenda PD-së. E në këtë pikë, Blendi Fevziu përmendi edhe emrin e Agron Shehajt, për të cilin tha se është lënë në hije pas kritikave që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha.

Mendoj që fuqizimi i PD është një nevojë kombëtare për Shqipërinë për arsye se një vend ku opozita është e dobët e lejon qeverisjen të bëjë ç’të dojë. Ka diçka në PD që mesa duket nuk po funksionon. 

Duhet sikur nuk ka një frymëzim për opozitën. Duket sikur disa gjëra që janë sa për të larë gojën. Partitë janë vende ku partitë kanë orientim politik. 

Në PD vura re që nuk ekziston emri i Agron Shehaj. Pse? Sepse ka kritikuar kryetarin  partisë. Kjo është e patolerueshme. Në një parti nuk mund të mendojnë të gjithë si ushtarë. Në opozitë çdo zë i mundshëm antiqeveritar duhet futur brenda”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu.

Ai tha se zgjedhja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit nga ana e Ramës është kalkuluar si një lëvizje për të ruajtur balancat gjeografike, gjeopolitike dhe fetare brenda Shqipërisë.

Sipas Fevziut, legjislaturën e kaluar ka ndodhur një rast i paprecedentë ku tre drejtuesit e institucioneve më të larta në Shqipëri ishin nga jugu.

“Nuk e di se cili ka qenë kalkulimi që ka bërë Rama për këtë çështje, por në gjykimin tim nëse do të jetë i tillë do ishte diçka që ndikon pozitivisht, është që në mandatin e kaluar Shqipëria ka pasur një rast të paprecedentë në historinë e saj që presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ishin të tre nga jugu. 

Rama vjen nga zona e bregut dhe e Durrësit. Meta nga Skrapari dhe Ruçi nga Tepelena. Veriu ishte i papërfaqësuar dhe kjo i dha një kosto Ramës në zgjedhjet e fundit. Është normale që një katolike, nga veriu, që përfaqëson në besim fetar ndryshe nga ai që kanë pasur drejtuesit e tjerë dhe që po ashtu është me origjinë nga veriut, është dhe grua, të zgjidhet. 

E shoh si një lëvizje për të ruajtur balancat, gjeografike, gjeopolitike dhe fetare brenda Shqipërisë. Në gjykimin tim. Mbase kryeministri ka pasur një kalkulim tjetër. Shqipëria ka pasur gjithmonë një balancë, madje edhe në kohën e Enver Hoxhës. Kishte një balancë. Rrallë ka ndodhur që të kishte një drejtim”, tha Fevziu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re