Skip to content

Revoltohet Çim Peka: Edi Rama është produkti ynë, je mëkati më i madh që kam bërë në jetë duke të promovuar

Cim Peka kur Edi Rama hynte ne politike

Çlirim Peka, që deri para disa vitesh punonte nëpër furrikë të quajtur TV, është revoltuar me Edi Ramën, i cili thotë se është produkt i gazetarëve, mes të cilëve përfshin edhe veten, edhe pse kur ka hyrë Rama në politikë, Pekën se njihnin as në fshatin e vet, e jo më të promovonte Edi Ramën.

“Eshte praktike nderkombetare tu pergjigjesh pyetjeve ose te zgjedhesh te mos u pergjigjesh, por kurrsesi te sulmosh ne cdo konference gazetaren qe te pyet.

Edi, te jem i sinqerte me ju: Lumturohem kur te shikoj te rrenuar para mediave, pasi ti je mekati me i madh qe ne kemi bere.

Je thjesht nje i paafte i amballazhuar mire nga mediat.

Je produkt i yne, tani thjesht po del cfare je ne te vertete”, shkruan Peka, pasi Rama debatoi me një gazetare të familjes Berisha, që e dërgojnë në çdo konferencë shtypi për të provokuar Ramën.