Revoltohet Enkelejd Alibeaj: Shoqëria shqiptare nuk u distancua nga diktatura

alibeaj.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Alibeaj fushate me enveristet

Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë.

Kjo nismë e PD, vjen pas ngjarjes së djeshme, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë e foton e diktatorit Enver Hoxha, duke e dërguar në grupin e Komisionit të Sigurisë.

Këtë e ka komentuar sërish i ftuar në Ora News, me gazetaren Matilda Mcini nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër për aktin e deputetit.

Alibeaj tha se një veprim i tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në 20 vitet e fundit, ndërsa shton se ky është një problem pasi sipas tij shoqëria shqiptare ende nuk është distancuar nga diktatura.

Enkelejd Alibeaj: Gjesti i deputetit në fjalë tregon në vetvete se çfarë ai përfaqëson. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që në 20 vitet e fundit që një ligjvënës, një përfaqësues i parlamentit, të ketë dhe të gjejë guximin për t’I thurur lavde diktatorit. Kjo tregon një gjë më të madhe se sa vogëlsira në fjalë.

Tregon faktin se shoqëria shqiptare nuk e ka bërë asnjëherë siç duhet atë që është distancimi nga diktatura, distancimi nga një situatë e errët e shoqërisë shqiptare.

Ajo që është më dramatike për këtë shoqëri, është pikërisht se shoqëria nuk bëri një distancim nga diktatura, nuk pati pendesën, më saktë pjesa trashgimtare e diktaturës, së treti që është më e rëndë, është harresa për atë se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që plagët e diktaturës janë ende sot të gjalla. 

Ai thotë se brezave të ri nuk po ju tregohet se çfarë ka përjetuar populli shqiptar gjatë 50 viteve dikaturë.

Enkelejd AlibeajEdhe brezat e rinj që nuk kanë asnjë lloj lidhje me diktaturën e para 30 viteve sot nuk u injektohet si detyrim moral të dinë saktësisht se çfarë ka hequr ky popull për 50 vite me radhë. Nëse do të zhytemi në këtë vorbull, të harresës, të mungesës së kujtesës të bërjes gjallë të një formimi të asaj se çfarë ka ndodhur rreziku është të rikthehet. Kjo është traumatike. E mira do të ishte që vet shoqëria shqiptare të kishte gjetur brenda vetes fuqi për ta bërë këtë spastrim psikologjik.

Ai ka treguar se çfarë do të përmbajë edhe paketa ligjore e dekomunistizimin, ku mes të tjerave do të jetë edhe ndëshkimi i krimeve të komunizmit dhe rehabilitimi i viktimave

Enkelejd Alibeaj: Do të jetë reagim ndaj asaj ç’ka diktatura enveriste i ka shkaktuar këtij vendi. Mungesën e tolerancës, mungesa e respektit ndaj njëri-tjetrit, rikrijimin dhe sjelljen e qartë atë se çfarë janë vlerat reale që një shoqëri duhet të ketë, ndëshkimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin e viktimave, hapjen e dosjeve. Këto janë vetëm disa nga drejtimet  ku një paketë ligjore do mund të çonte drejt dekomunistizimit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë