Erion Braçe ka reaguar i revoltuar, me faktin se Sali Berisha po hedh shuma të mëdha parash për Kuvendin e 11 dhjetorit dhe asnjë organ ligjzbatues nuk e kontrollon, se nga i gjen këto para.

“Shumë thashë me lekë, shumë!

Që Sali Berishës si kanë munguar kurrë paratë, kjo nuk është e re. Edhe Hitlerit si munguar kurë.

Por nje gje nuk kuptoj;

Në zemër të Tiranës po shpenzohen shumë thashë me lekë nga një njeri i vetëm, por asnjë ajenci ligjzbatuese nuk lëviz nga vendi.

Madje sapo mbaroi orari zyrtar dhe nisi fundjava dhe zero veprim ka!

Para per qirane e stadiumit, para per tribunen, para per ekranet, para per zerin, para per transmetimin, para para para para para;

Po burimi cili është?

Hyra tani ne Qemal Stafa dhe aty, ka mbi 100 njerez qe po punojne, ka nje varg te gjate mjetesh me materiale e pasisje, por të gjitha janë të paientifikuara, kanë hequr logot identifikuese.

Ne Durres, paisjet jane bere hyrje nga KUADR.COM por operacioni eshte zgjedhur i tille qe mos lere asnje gjurme!

Kush po punon, kush po merr parate dhe kush po paguan?

Qe Sali Berishes ne 8 vite nuk ju nderprene kurre burimet e parave, nuk ju prish asnje nga kontratat qe firmosi e vulosi si koncesione duke ikur, nuk ju sulmua asnje nga kompanite kliente, nuk ju kallezua asnje nga hajdutet e medhenj qe shfrytezonin pushtetin e sherbenin si depozita parash, kjo eshte e dukshme;

Por tani kur cdo shqiptari qe kthehet nga emigrimi i kontrollohet cdo cante, si ka mundesi qe ketij si kontrollohet asnje nga thaset qe po derdhen ne mes te Tiranes”, shkruan Braçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re