Skip to content

Revoltohet kandidatja e PD: Kërkoj rinumërimin e votave për kandidatët në qarkun e Tiranës

Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Lediana Fratari, ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, lidhur me pretendimet e saj për parregullsi në procesin e numërimit të votave për kandidatët e partive politike.

Fratari ka kërkuar rinumërim të votave në KZAZ nr 47, pasi sipas saj nuk i janë numëruar votat në emrin e saj, duke pretenduar se është votuar më shumë nga çfarë reflektohet pasi ka mospërputhje të procesverbalëve me rezultatet e publikuara.