Aktori Mehdi Malkaj, prej kohësh aktivist i dalluar i Sali Berishës, ka marrë pjesë në protestën e radhës së militantëve të PD para Bashkisë së Tiranës.

Por ndryshe nga protestuesit e tjerë demokrate të Sali Berishës, ai kërkoi që protesta të zhvendosey tek Kryeministria.
Jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin.
U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’.
Krimi është me doreza, është ‘i dashur’ dhe këtu te ne po bëhen krime të mëdha. O njerëz, i thërrisni mendjes, nuk ikin këta qelbësira duke thënë vetëm ‘Rama ik’. Të shkojmë te kryeministria, ta ‘hedhim nga pallati, ndryshe nuk bëhet ky muhabet”, tha Malkaj.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko