Deputetët e opozitës parlamentare përmes një letre publike drejtuar ndërkombëtarëve, janë shprehur të zhgënjyer për shkak të përjashtimit të tyre nga procesi i negociatave për ndryshimet e sistemit zgjedhor.

Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë rolin e negociatores në këtë proces, deputetët argumentojnë se ndjehen të fyer për këtë përjashtim.

Letra u është drejtuar ambasadores Yuri Kim, dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca.

Grupi opozitar paralajmeron se mund te kundershtoje me vote ne parlament reformen zgjedhore.

“Ne jemi po ashtu të një mendjeje, që kodin e ri zgjedhor, nuk do ta votojmë, në rast se shumica në kuvendin e shqipërisë nuk do të na krijojë kushtet dhe garancitë për një dialog serioz, transparent dhe të hapur me ne, për kalimin nga listat e mbyllura tek listat e hapura”,– thuhet në letër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re