Skip to content

Revoltohet Xhelal Mziu, “lutje” gjykatës: Mos i jepni mandatin Rakip Sulit, jam unë kryebashkiaku i Kamzës. Ne do veprojmë sipas dekretit të presidentit

Xhelal Mziu ka paditur në gjykatë procesin e votimeve të 30 qershorit, duke kërkuar që të respektohet dekreti i presidentit Meta.

Mziu kërkon nga Gjykata e Tiranës që të mos njihen votimet dhe të mos i jepet mandati kandidatit të Edi Ramës, Rakip Suli.

Ai thotë se është ai kryebashkiak i Kamzës dhe se nuk e njeh kryetarin e zgjedhur.

“Jemi palë e interesuar që të mos njihen votimet dhe mandati i Sulit. Kërkojmë të mos njihen zgjedhjet e 30 qershorit në Kamëz, do të veprojmë sipas dekretit të Presidentit”, është shprehur Mziu pasi ka depozituar padinë e tij në Gjykatën e Tiranës.()