Gjykata e Krujës la në “burg pa afat”, atë që mund të konsiderohet tashmë dhe si “princi” i Xhisiela Malokut, pas dëshmisë më të fundit mediatike të saj se nuk ishte e vërtetë që Rexhep Rrahja e ka dhunuar.

Kështu, djali i deputetit socialist Rrahman Jahaja do të duhet tashmë të përballet jo me denoncimin për dhunë bërë nga e dashura, Xhisiela, por nga faktet e mbledhura nga prokuroria, të cilat flasin realisht për dhunë të ushtruar ndaj tij karshi vajzës.

Kjo e fundit, në përgënjeshtrimin që u ka bërë denoncimeve të saj për dhunë, ka përcjellë dhe raportin që e lidhte prej vitesh me Rrajën, që kush u njohën bashkë në shkollë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re