Pedagogu Rezart Prifti, në emisionin “Tempora” në TV Ora tha se, arritja më e madhe e Ramës është që flitet për vjedhje një miliard euro sikur të ishin k*qe fiku, sikur të mos ishin gjë e madhe.

Po ashtu, Prifti tha se, opozita ka vite që nuk jep një alternativë për shqiptarët.

Rezart Prifti: Arritja më e madhe e Ramës është se flasim për vjedhje një miliard euro, 85 milionë euro sikur të ishin k*qe fiku, sikur të mos ishin gjë e madhe. Nuk i bën më përshtypje njeriu se sa po vidhet më këtu. Siç u kopsitën koncesionet para se opozita e sotme të largohej nga pushteti, po koptisin edhe këta koncesionet. Kjo opozitë nuk jep një alternativë prej kohësh, nuk është inovative nuk u përqaset dogmave. Nuk i hanë më shqiptarët këto, që kur të vij unë ti doktor do të lahesh me florinj. Ti pedagog do ta kesh rrogën 1000 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re