Biznesmeni Rezart Taçi u shpreh i pakënaqur për situatën në  të cilën ndodhet.

Zërat për një lidhje të mundshme me njerëz të Cosa Nostra-s dhe favoreve që u ka bërë për pastrimin e parave, nuk i kanë pëlqyer Taçit e u shpreh se persekutimet ndaj tij nuk ndalen.

Ai madje zbuloi ne Top News se për t’i shpëtuar persekutimeve të bëra kundër tij, kishte shkuar deri tek motra e Presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, Valerie.

“Për shkak të një lidhje familjare që kam me familjen e presidentit të Amerikës, Joe Biden, në atë kohë i kërkova motrës së Biden që të vinte në Shqipëri për të zgjidhur situatën time.

Ajo erdhi dhe takoi Berishës dhe i kërkoi që Rezart Taçi të mos persekutohet më në mënyrë të padrejtë. Pas një periudhe paqeje nisën sërish persekutimet,” tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re