Këngëtarja Rezarta Shkurta, gruaja e nipit të Enver Hoxhës ka reaguar lidhur me vdekjen e Nexhmije Hoxhës. 

“Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”

Nje gjyshe e stergjyshe te dashur.

Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund!

Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija.

Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj.

Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori.

Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj.

E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike.

U prefsh ne paqe Nena Mija”, shkruan Shkurta. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re