Këngëtarja Rezarta Shkurta, e njohur për postimet e saj nostalgjike me familjarët e bashkëshortit, përkatësisht ish-diktatorin Enver Hoxha dhe të venë e tij Nexhmije Hoxha, ka vijuar sërish.

Shumë aktive në rrjetet sociale, ajo ka ndarë së fundmi disa pamje të rralla të bashkëshortit Ermal Hoxha dhe gjyshit të tij Enver. Në të Ermali shihet së bashku me disa fëmijë të tjerë teksa qëndrojnë pranë Enver Hoxhës.

“Nga dora e thyer, duket që ka qenë një fëmijë i urtë”, ka shkruar Rezarta me shaka pranë videos ku Ermali shfaqet duke lëvizur dhe duke puthur gjyshin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re