Moderatori Rezeart Xhaxhiu e ka nisur emisionin e sotëm me fjalë të ndjera për ndarjen nga jeta të komentatorit Kosta Grillo, i cili nuk ia doli dot përballë Covid-19.

Rezeart Xhaxhiu e quajti një gazetar ekselent të ndjerin Kosta Grillo, duke shtuar se me ikjen e Kostës u shua dhe zëri i një profesionisti të nivelit të parë.

Më tej, moderatori Xhaxhiu lexoi dhe mesazhet e miqve të Kosta Grillos, një nga të cilët shkruan se mezi prisnin ashtu si një gol të minutës së fundit që Kosta Grillo t’i telefononte dhe t’i thoshte ‘Ej, ja dola’.

“Më ka ndodhur që më kanë ikur miq por jam detyruar të bëjmë emision. Kosta do të shihemi, do të shihemi në një botë të mirë. Ne qëndruam me të duke qenë larg. I shtrimë krahun, por nuk mundi  dot ta mundë virusin e pabesë. Nuk kam punuar në një llogore me të, por ishte një gazetar ekselent. Me ikjen e tij u shua një profesionit i nivelit të parë, i cili thoshte gjithmonë atë që mendonte, i cili dinte të gëzonte jetën. Rrallë kam hasur një jehonë të tillë në rrjetet sociale me largimin e mikut tonë Kosta Grillo. Pafundësi mesazhes, të njerëzve që janë rritur me komentet e Kosta Grillos në këto 30 vitet e fundit. Njëri nga këta kam qenë dhe unë edhe pse nuk më pëlqen futbolli. Mezi presim si një gol i minutave të fundit tëq na merrje e të na thojë “Ej ja dola”.  Kosta Grillo është i pavdekshëm. Mbreti i komentit shqiptar. mesazhe nga miq të Kosta Grillos”, deklaroi Xhaxhiu.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re