Rezidenca Amerikane prej dy ditësh është kthyer në “seli politike” për të zgjidhur ngërçin e madh mes palëve politike në Shqipëri lidhur me Reformën Zgjedhore.

Por, duket se ende nuk ka një vendim final dhe për këtë është ndërprerë takimi mes diplomatëve Kim, Soreca dhe Norman me 4 negociatorët shqiptarë për një pushim prej 90 minutash të mbledhjes mes 4 anëtarëve të këshillit politik me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Pushimi nisi në orën 19:00 dhe do të jetë deri në orën 20:30  për t’u mbledhur sërish. Duket se kjo do të jetë një natë e gjatë diskutimesh ku ambasadorët Yuri Kim, Soreca dhe Norman kanë kërkuar arritjen e konsensusin ditën e sotme.

Prej orës 11:00 vijon takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe ai britanik me 4 anëtarët e Këshillit Politik, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Opozita e bashkuar ka paraqitur në diskutimin e sotëm që janë 100 % identifikim biometrik në të gjithë Shqipërinë, për të cilën Rudina Hajdari tha mbrëmë se është arritur dakordësi me palëve.

Një tjetër propozim është dhe 3 komisionerë të propozuar nga partitë politike i zgjedh KQZ me short 2+2 komisonerë vëzhgues zgjidhen direkt nga partitë politike. Ankimimi i procesit zgjedhor në Gjykatë Kushtetuese dhe jo si deri më tani në Kolegjin Zgjedhor.

Opozita e bashkuar bie dakord me propozimin e PS për formulën e KQZ me 3 nivele: Komisionerët e numërimit, 1 anëtar nga KQZ ose 3+3 vëzhgues nga partitë ose 4 komisionerë të zgjedhur nga 4 partitë më të mëdha në vend. Kryekomisioneri të jetë propozim i opozitës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re