Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot hapjen e një faze të re të angazhimit të Korporatës Shqiptare të Investimeve, përmes transformimit të rezidencave të dikurshme qeveritare, të cilat aktualisht nuk janë në përdorim aktiv.
Sipas Ramës, këto prona shtetërore do të rivlerësohen dhe riaktivizohen në funksione me interes publik dhe ekonomik.
Kreu i qeverise tha se behet fjale per vilën e ish-udhëheqësit të diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në zonën turistike të Velipojës.
Kryeministri theksoi se ky model bashkëpunimi mes shtetit dhe sektorit privat synon të ndryshojë qasjen tradicionale të menaxhimit të pasurive shtetërore.
“Po ndërtojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin, duke e vendosur atë në rolin e një pronari të zakonshëm, pjesë e sipërmarrjeve, në modele të ngjashme me ato më të suksesshmet në Evropë,” tha Rama.
Edi Rama: Sot hapim një tjetër kapitull të punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, të cilat nuk janë më në përdorim. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota në kanë treguar se kjo është rruga për të kthyer këto asete në funksione me inertes publik dhe për ti rrjetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që ti transformojë në burim të ardhurash. Ky është rasti për ty projekte që sot bëhet konkursi. Njëri për vilën e udhëheqësit të diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në zonën e Velipojës. Është një rrugë e re që ne po e shkelim me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike dhe e kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura. Kështu që duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje në po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare per shtetin, duke u bazuar në modele të mira në Evropë.