Nje muaj pas shperthimit te epidemise, kryeministri Edi Rama ka publikuar ne rrjetet sociale te dhenat me te fundit te pacienteve te diagnostikuar me COVID-19, te cilet jane te shtruar ne dy spitalet ne Tirane.

 

Sipas te dhenave, aktualisht jane te hospitalizuar  gjithsej 63 paciente. Ne grafik vihet re qe 10 ditët e fundit ka rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID-19.

 

Ne data 27-31 mars eshte regjistruar dhe numri me i madh i te shtruarve ne spital me 79 paciente, nderkohe qe sot ne spital jane 16 paciente me pak.

 

Sipas shefit te qeverise ky rezultat vjen falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës se qytetareve.

 

Shefi i qeverise thekson se  mbingarkesa e spitaleve ne disa vende vjen për shkak te vonesave në marrjen e masave.

 

“Po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë”, shkruan Rama.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re