Gjatë fjalës së tij live nga “Facebook” kryeministri Rama e cilësoi Shkodrën si një “bombë të kurdisur me sahat”, duke i kërkuar qytetarëve shkodranë të tregohen të kujdesshëm dhe të mos thyejnë rregullat e izolimit

“Dua t’iu bëj apel gjithë banorëve të shkodrës: Ju lutem shumë bëni kujdes maksimal dhe respketoni rregullat, se është kthyer Shkdora në një bombë të kurdisur me sahat. Ne po punojmë shumë fort për të bërë gjithëka mundemi për të këputur zinxhirin e infeksionit, por në fund të ditës është disiplina e hekurt që jep rezultat”, u shpreh Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama u ndal edhe tek disa komente të qytetarëve, ndërsa u shpreh se për personat e bllokuar janë marrë masa dhe do të vetëizolohen me shpenzimet e tyre.

Ndërkohë nuk ngurroi ti kujtonte komentuesve se falë masave drastike të marra nga qeveria për parandalimin e COVID-19, vendi është shumë më mirë se disa vende të tjera që i morën masat shumë vonë.

“O lajv leshi, i përgjigjesh atyre që i sjellin pyetjet gati”, ishte një prej komente që lexoi kryeministri Rama, ndërsa u shpreh se i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

“Ne i përgjigjemi të gjitha pyetjeve. Ne kemi bërë atë që shumë vende e bënë pas nesh. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi. Mos mendoni që këto janë miliarda që rrjellin.

Ndihma ekonomik është shpërndarë, ne po riorganizojmë për të targetuar si duhet me ndihma ushqimore, qytetarët që janë në kushte specifike. Por kur them realisht në nevojë, sot në nevojë janë të gjithë.

Sot në nevojë është edhe qeveria shqiptare. Ne do ta përballojmë këtë situatë bashkarisht. Me forcë rezistencë, disiplinë edhe me krenarinë më të madhe”, deklaroi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re