Deputeti i Partisë Demokratike zyrtare, Arbi Agalliu, i cili ka qenë i pranishëm në mbledhjen e ditës së sotme në Parlamentin Europian në Bruksel, ka reaguar duke u shprehur se PD përshëndet qëndrimin në rezolutën e miratuar lidhur me Reformën Zgjedhore dhe komisionet.

Ai shton se PD është e hapur për të dëgjuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në mënyrë që kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Agalliu thekson fakti se tashmë alibitë kanë rënë dhe duhet menjëherë që të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të gjithë frontit opozitar.

Reagimi i plotë:

PD përshëndet qendrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore, Agalliu: Komisioni të nisë menjëherë punën
👏Partia Demokratike përshëndet qendrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkon pa humbur kohë nisjen e punës së komisionit.

Interesat personale të disa individëve që po mundohen ta bllokojnë duhet të marrin fund dhe siç thekson dhe rezoluta të nisë puna pa humbur kohë.
Anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore pjesë e të cilit janë të gjitha flukset e përfaqësuara në parlament, duhet të ndalin bllokimin dhe të paraqesin propozimet e tyre ashtu siç ka bërë PD që ka propozuar aktualisht:

✅ Lista të hapura,
✅ Shqipëria një zonë zgjedhore,
✅ Votim dhe numërim elektronik,
✅ Votën e diasporës.

Ashtu siç edhe e ka deklaruar përfaqësuesi i saj në bashkëdrejtimin e komisionit të reformës zgjedhore Enkelejd Alibeaj, PD është e hapur për të degjuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në menyrë që siç thotë raporti të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme.

Tashmë që alibitë kanë renë duhet menjeherë dhe pa humbur kohë të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të gjithë faktorit opozitar për reformen zgjedhore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re