Skip to content

Rezoluta e PS / Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve! Jorida Tabaku: Qeveria e pranon se korrupsioni endemik ekziston në të gjitha institucionet

Rezoluta e Partisë Socialiste kundër korrupsionit është diskutuar në Konferencën e Kryetarëve. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria e ka pranuar se korrupsioni endemik ekziston në të gjitha institucionet.

Tabaku po ashtu thotë se ngritja e një komisioni të posaçëm për këtë rezolutë ka nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend.

Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë

Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend.

“”