I ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala është shprehur se sipas burimeve të tij, rezoluta e propozuar nga Rama është pikërisht rezoluta që Kurti ka pasur në tavolinë që nga 21 maj dhe që është rezoluta që duhet të jetë përfundimtare

“Sa i përket kësaj rezolute që ka propozuar Edi Rama, mund të themi që kjo rezolutë është e harmonizuar paraprakisht, dhe këtë rezolutë e ka pasur zoti Kurti në tavolinën e tij që nga 21 maj.

Kjo është një rezolutë që kryeministri i Kosovës, por njëkohësisht edhe ndërkombëtarët e kanë përcaktuar që duhet të jetë pjesa e finale e asaj që duhet të jetë Asociacioni.

Deri më tani Kurti nuk e ka propozuar këtë zyrtarisht, tani kryeministri i Shqipërisë e ka bërë këtë hap për ta shpëtuar Kosovën nga sanksionet nga njëra anë dhe nga ana tjetër për t’i garantuar dhe mundësuar që përgjegjësinë e një propozimi të tillë që duhet të jetë finali në Bruksel” tha ai.

Kolonel, Dritan Demiraj në lidhje me këtë situatë u shpreh se Kurti dhe Rama sipas tij duhet të rrisin më shumë bashkëpunimin.

Sipas Rama më parë duhet të ishte koordinuar me Kurtin për një veprim të tillë dhe të gjithë faktorët e mundshëm sipas tij duhet të bëjnë gjithçka për të shpëtuar qeverinë Kurti.

Unë mendoj që Kurti ishte i nxituar në vendimin që mori në dërgimin e këtyre 4 personave. Nuk mund të themi që ky veprim mund të hedhë të gjithë punët e LVV.

Sa i përket Ramës dhe Kurtit, kemi parë që mes tyre prej kohësh ka qenë një situatë e ndërlikuar.

Kemi parë që te Rama më shumë është mbështetur Vucic, sesa Kurti.

Unë besoj që në këtë i gjithë situatë faktori që të ishte unik për ta mbështet apo qortuar Kosovën. Rama nuk mund ta bënte një veprim të tillë pa një koordimin me Kurtin.

Shpresojmë që Rama si kryeministër i Shqipërisë të rrisi bashkëpunimin me Kurtin që të negociojë sa të mundet me liderët perëndimorë, por edhe me Vucic.  Të bëjmë cfarë të mundemi që të  shpëtojmë qeverinë Kurti” tha Demiraj. r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re